RTSH Sport Live

Legjionarët, Seferi sërish gol, Ramadani, Uzuni dhe Balliu titullarë

  • 04/12/2023
  • |
  • Kombëtarja
Legjionarët, Seferi sërish gol, Ramadani, Uzuni dhe Balliu titullarë

Legjioanrët tanë vazhdojnë të marrin minuta të rëndësishme me skuadrat e tyre respektive. Taulant Seferi vazhdon formën e mirë në kampionatin e Emirateve e Bashkuara Arabe. Sulmuesi shënoi në minutën e 75-të në takimin që skuadra e tij Bani Yas zhvilloi ndaj Al-Jaziras. Takimi përfundoi me rezultatin 1-4, ndërsa me këtë realizim, Seferi shkon në kuotën e 4 golave në 9 javë kampionat. Ernest Muci është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm te Legias së Varshavës.

Në takimin kundër Zaglebie-s, fituar me shifrat 3-0, sulmuesi luajti për 89 minuta dhe zhvilloi një ndeshje të mirë.  Në Itali, Ylber Ramadani vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm. Në takimin kundër Bolognas- mesfushori luajtu për 76 minuta me takimin që përfundoi me rezultatin 1-1. Minuta pati edhe për Nedim Bajramin.

Mesfushori hyri në fushë në minutën e 81’, por pa mundur të lërë gjurmë, pasi ekipi emilian u mund me shifrat 1-2. Në La Liga të Spanjës, Myrto Uzuni e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Realit të Madridit, por pa mundur të lërë shenjë në disfatën e skudrës së tij 2-0. Kujtojmë që Granada renditet në vendin e parafundit dhe nuk fiton prej 12 ndeshjesh radhazi. Në La Liga edhe Ivan Balliu u aktivizua si titullar me skuadrën e Rayo Vallecano në humbjen e thellë 4-0 ndaj Athletico Bilbao-s.