RTSH Sport Live

Leva, goli i lamtumirës? Leipzig në Champions, Shtutgart…

  • 14/05/2022
  • |
  • Gjermani
Leva, goli i lamtumirës? Leipzig në Champions, Shtutgart…
Dita e fundit dënon skuadrën nga kryeqyteti që tashmë do të duhet të shmangë Zweite Liga. Union Berlin dhe Freiburg në Europa League, Këln në Conference

Shtutgarti mundi Këlnin 2-1 dhe mbetet në Bundesligë(dy gola të Kalajdzic për vendasit, Modeste shënoi për miqtë), duke përfituar nga disfata 2-1 e Hertha Berlin në Dortmund. Ky është vendimi kryesor i ditës së fundit në Gjermani.

Kryeqytetasit tani do të duhet të përballen me play-off-in për të mos shkuar në Zëeite Liga. Në Europa League janë Unioni dhe Freiburgu, në Conferencë Këlni. Leipzig mban vendin e 4-të, Haaland shënon dhe përshëndet verdhezinjtë.

Bayern barazoi 2-2 me Wolfsburg, me(ndoshta) golin e fundit të Lewandowskit. Është goli i 344-të në karrierë, i 35-ti i sezonit, ai që mund t'i garantojë Këpucën e Artë.