RTSH Sport Live

Levandovski përballë zgjedhjes: rinovim me ulje page ose largim

  • 19/01/2022
  • |
  • Gjermani
Levandovski përballë zgjedhjes: rinovim me ulje page ose largim
Këto janë dy opsionet në tryezën e bombarduesit polak, të cilit kontrata i skadon në 2023

Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich në verë. Kontrata e sulmuesit polak me bavarezët skadon në vitin 2023 dhe, sipas Bild, ky i fundit I ka dhënë ish-lojtarit të Borussia Dortmundit dy opsione: ose të rinovonte me paga më të ulëta ose të transferohej në verë. Leëandoëski është 33 vjeç dhe në politikën e Bayernit ka vetëm një vit vazhdim të kontratës për moshën mbi 30. Kartoni i tij do të vlerësohej në 50 milionë euro.

Drejtuesit dëshirojnë që të qartësojnë situatën sa më shpejt të jetë e mundur, për të punuar në gjetjen e një zëvendësuesi, qoftë Haaland apo dikush tjetër. Kështu bomberi polka, pas ceremonisë së FIFA-s, ku fitoi çmimin si lojtari më i mire, ka deklarua: “Jam i fokusuar vetëm te vetja”. Për Haaland: “Ai është një lojtar i madh, por ne kemi karakteristika të ndryshme”. Sipas Bild, Robert tani për tani është “shumë i qetë”, mendon vetëm për Bayern dhe në fund të sezonit do të analizojë të gjithë skenarët e mundshëm.