RTSH Sport Live

Leverkusen shkruan historinë, skuadra e Alonsos vendos rekord

  • 24/02/2024
  • |
  • Gjermani
Leverkusen shkruan historinë, skuadra e Alonsos vendos rekord

Skuadra e Xabi Alonso vazhdon marshimin triumfues në Bundesligë duke mposhtur 2-1 Mainzin mbrëmjen e djeshme dhe pas këtij suksesi ka çuar në +11 pikë diferencën me Bayernin e Mynihut e vendit të dytë (që do të luajë sot kundër Leipzig).

Shkon në 33 numri i ndeshjeve radhazi pa asnjë humbje në të gjitha kompeticionet për Leverkusen, që vendos kështu një rekord të ri për një ekip gjerman (i mëparshmi padyshim i përkiste Bayernit) për serinë e rezultateve pozitive radhazi.

Leverkusen, i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga sezoni i kaluar, e rriti epërsinë e tij në 11 pikë ndaj  kampionëve në fuqi të Bayernit (që mbante rekordin e mëparshëm prej 32 ndeshjesh radhazi pa humbje).

Alonso, që kërkohet nga shumë ekipe, mori drejtimin e Leverkusen në tetor 2022 kur skuadra ndodhej në zonën që të çonte në kategorinë inferiore dhe tashmë po udhëheq skuadrën drejt titullit të parë kampion në histori.

Kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Levekusen ka plot 11 pikë më shumë se rivalët e Bayernit të Mynihut.