RTSH Sport Live

Leverkusen shton numriun ulëseve në stadium

  • 30/05/2024
  • |
  • Gjermani
Leverkusen shton numriun ulëseve në stadium

Entuziazmi i tifozëve për titullin e parë kampion në historinë e klubit ka bërë që drejtuesit e Leverkusenit të mendojnë për të rritur kapacitetin e stadiumin “BayArena”.

“Mendoj se Fernando duhet që të mendojë për të zgjerojë stadiumin pasi lidhja me tifozët është mjaft e madhe”, tha Alonso pak javë më parë duke iu drejtuar presidentit Fernando Karro.

Ky i fundit e ka marrë seriozisht këshillën e trajnerit dhe tani po mendon që të zgjerojë kapacitetin e “BayArena” me 4000-8000 ulëse.

Momentalisht në këtë impiant akomodohen 30,210 mijë tifozë. Sipas projektit të ri ulëset e reja do të vendoset në sektorin jugor të impiantit aty ku momentalisht janë zyrat e shoqërisë.