RTSH Sport Live

Lewandowski kompensohet? France Football planifikon të japë Topin e Artë 2020

  • 14/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Lewandowski kompensohet? France Football planifikon të japë Topin e Artë 2020
Sulmuesi polak fitoi tripletën me Bayern-in, por trofeu individual nuk u dha për shkak të Covid-19

Katër vjet më vonë, Robert Lewandowski mund të marrë drejtësinë dhe të kompensohet me Topin e Artë, të cilin e meritonte shumë në vitin 2020, por që, për herë të parë dhe të vetme në histori, nuk u dha për shkak të pandemisë Covid-19. Siç raportohet nga Sport, France Football mund të bëjë një hap prapa duke menduar për një rikthim që do të ishte historik.

"Është një vit kaq i çuditshëm sa nuk mund ta konsiderojmë normal - deklaronte kryeredaktori, Pascal Ferré më 20 korrik 2020 - Rrethana të jashtëzakonshme, vendim i jashtëzakonshëm. Nuk ka kushte të mjaftueshme drejtësie. Ne filluam të flasim për këtë hipotezë të paktën dy muaj më parë ky nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë”.

Në atë sezon Lewandowski fitoi tripletën me Bayern, duke marrë në shtëpi kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve. Në nivel personal, 55 gola në 47 ndeshje të luajtura, për atë që ishte viti më i mirë i jetës së tij futbollistike. Numra që e çuan atë të ishte lojtari më i mirë në botë në atë kohë, por Topi i Artë nuk iu dha kurrë për shkak të një fati të keq. Tani, pas katër vitesh, drejtësia mund të vendoset dhe për Leëa-n do të ishte qershia mbi tortë e një karriere vërtet të jashtëzakonshme.