RTSH Sport Live

Lewandowski, lamtumirë Bayern? Tifozët e kërcënojnë me vdekje

  • 13/07/2022
  • |
  • Gjermani
Lewandowski, lamtumirë Bayern? Tifozët e kërcënojnë me vdekje
Sulmuesi polak i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në grumbullim. Por Barcelona nuk dorëzohet dhe tifozët në rrjetet sociale janë tërbuar

E ardhmja e Lewandowskit mbetet ende për t'u shkruar. Barcelona po negocion me Bayernin: oferta e parë prej 50 milionë për sulmuesin polak është refuzuar. Por kontaktet vazhdojnë dhe pas disa ditësh pritje, klasa e '88-ës iu bashkua grupit dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Tani do të jetë në dispozicion të Nagelsmann.

Për Lewandowskin kjo është një periudhë jo e qetë. Polaku ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale nga tifozët: ata nuk duan që sulmuesi të largohet nga klubi bavarez për të shkuar te Barcelona. Me mbërritjen në vitin 2014, ai praktikisht fitoi gjithçka me Bayern: tetë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, një Ligë të Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe madje edhe një Kupë të Botës për Klube. Një bomber i aftë për të shënuar 344 gola në 375 ndeshje.

Lewandowski iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në Mynih për fazën përgatitore. Në ditët në vijim grupi do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i presin ndeshjet miqësore me Dc United dhe Manchester City. Në pritje të debutimit zyrtar në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig të planifikuar për 30 korrik.

Nuk është ende e sigurt që sulmuesi polak do të arrijë në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Negociatat me Barcelonën vazhdojnë dhe tifozët nuk janë të kënaqur.