RTSH Sport Live

Lewis Hamilton bën ligjin në Silverstone

  • 07/07/2024
  • |
  • Formula 1
Lewis Hamilton bën ligjin në Silverstone
Kampioni britanik i Mercedes e përfundoi garën përpara Red Bull të Max Verstappen

Lewis Hamilton triumfoi në Silverstone, në garën e 12-të të kampionatit botëror të Formula 1. Kampioni britanik Mercedes përfundoi përpara Red Bull-it të Max Verstappen në pistënnë shtëpinë e tij. Ferrari i Carlos Sainz është i pesti.

Shtatë herë kampioni botëror i Mercedes, i cili nuk kishte fituar që nga GP i Arabisë Saudite 2021, i parapriu Red Bull-it të Max Verstappen dhe McLaren-it të Lando Norris.

Për 39 vjeçarin, pilotin e ardhshëm të Ferrarit, është fitorja e 104-ët në karrierë. Piastri i katërt, pastaj Sainz, Hulkenberg, Stroll, Alonso, Albon dhe Tsunoda.

E kuqja tjetër, ajo e Charles Leclerc ishte e katërmbëdhjeta. Hamilton mori xhiron e nderit në lot duke valëvitur flamurin britanik.