RTSH Sport Live

Liga e Europës, Gjimshiti dhe Xhaka në formacionin e më të mirë të javës

  • 12/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Liga e Europës, Gjimshiti dhe Xhaka në formacionin e më të mirë të javës

Disfatat e klubeve angleze në Ligën e Europës kanë pasur “heronj” shqiptarë.

Aplikacioni i njohur “Sofa Score” ka publikuar sot 11-shen e më të mirëve të Ligës së Europës ku nuk mungonin emra si Gjimshiti dhe Xhaka.

Atalanta e Gjimshitit ka mundur Liverpulin 3-0 dhe mbrojtësi kuqezi ishte njëri mes lojtarëve kryesorë të ekipit të Gasperinit.

Ndërsa edhe Granit Xhaka ka marrë vëmendjen e ekspertëve me paraqitjen e Leverkusenit përballë Uest Hem. Mesfushori vlerësohet për kontrollin e lojës të ekipit gjerman.