RTSH Sport Live

Liga e Europës, luhen ndeshjet e kthimit

  • 17/03/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Liga e Europës, luhen ndeshjet e kthimit
Vëmendja te sfida Gallatasaraj-Barcelona

Liga e Evropës luan ndeshjet e kthimit të enjten. Katër sfidat e para, që nisin në orën 18.45, kanë si protagoniste ndeshjen që luhet në Turqi, atë midis Gallatasarait dhe barcelonës. Takimi i parë i luajtur në Kamp Nou është mbyllur në shifrat 0-0. Ndaj gjithë vëmendja e lojtarëve të të dyja skuadrave është përqëndruar në shënimin e golit, i cili do t’i mundësojë kualifikimin dhe vazhdimësinë më tej në këtë veprimtari evropiane.

Atalanta shkon në Gjermani me një avantazh të lehtë, pas fitores në fushën e vet 3-2. Por Leverkusen do të kërkojë kualifikimin e ndihmuar edhe nga tifozët e vet të zjarrtë. Rengers duket se do ta ketë lehtë kualifikim pasi shkon në Beograd pas fitores 3-0 me Cërvena Zvezdën. Në ndeshjen tjetër, Monaco pret Bragën që e ka fituar ndeshjen e parë 0-2. Në orën 21 luhen sfidat e tjera. Eintrahti Francfurt pret spanjollët e Real betis.

Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e skuadrës gjermane 2-1. Edhe Lioni është disi i avantazhuar pas fitores minimale 1-0 me Porton në ndeshjen e parë. Ëest Ham prej Sevijën. Skuadra spanjolle e ka fituar takimin e parë 0-1. Skuadra e kualifikuar për më tej në Ligën e Evropës është Lajpsig. Pasi kundërshtari i tyre Spartaku i Moskës është përjashtuar nga UEFA nga kjo veprimtari.