RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve, situata në Grupin G

  • 26/10/2023
  • |
  • UEFA Champions League
Liga e Kampioneve, situata në Grupin G
Mançester Siti vazhdon kryesimin, Lajpzig fiton ndaj Crvena-s dhe ndjek anglezët

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte në fakt nën ton për qytetarët, të bllokuar nga mbrojtja e ulët e kundërshtarit dhe të detyruar të mos gjenin hapësira. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 47′, kur Akanji shënoi nga një goditje këndi, por epërsia angleze nuk zgjati shumë. Me një kundërsulm, Meschack Elia e gjeti veten krejt i vetëm në gjysmë-fushën kundërshtare dhe mundi Ederson me një parabolë. Pas vetëm pesë minutash rezultati ishte 1-1, por në fushë ishte Haaland.

Norvegjezi kaloi kampionët e Anglisë në avantazh me një penallti në minutën e 66′ dhe katër minuta nga përfundimi i ndeshjes shënoi golin e tretë. 37 gola në 33 ndeshje për Erling Haaland në Champions League, ndërsa Siti nuk mundet në një ndeshje të Champions League që nga data 4 maj i vitit 2022, kur Siti pësonte atë disfatë në gjysmëfinale ndaj Real Madrid. Ekipi i Guardiolës kryeson Grupin G me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Lajpcig e ndjek, duke fituar me të njëjtin rezultat ndaj Crvena Zvezda-s.

Ndeshja ishte më e vështirë se sa mund të imagjinohej dhe u zhbllokua pas dymbëdhjetë minutash, kur Raum do të kalonte në avantazh Leipzig. Serbët shkuan pranë barazimit në fillim të pjesës së dytë. Sidoqoftë, në momentin më të mirë të tyre, erdhi eurogoli i Ksavi Simons, që dyfishoi në minutën e 59′. Crvena Zvezda ngushtoi diferencën me Stamenic në minutën e 70’, por Lajpcig vulsoi rezultatin me Dani Olmo, i kthyer në fushë pas një dëmtimi të gjatë. 3-1 edhe për Lajpcig, në vendin e dytë me 6 pikë: të fundit në renditje janë Crvena Zvezda dhe Jang Bojs me një pikë.