RTSH Sport Live

Liga e Konferencës, Tirana sfidon Torpedon në RTSH, formacioni i mundshëm

  • 11/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Liga e Konferencës, Tirana sfidon Torpedon në RTSH, formacioni i mundshëm

Radio Televizioni Shqiptar sjell për sportdashësit një tjetër ndeshje të vlefshme për kupat e Europës ku protagoniste është një tjetër ekip shqiptar.

Pas Egnatias, e cila debutoi mbrëmë në Champions League, sot e ka radhën Tirana. Bardheblutë nisin rrugëtimin në Conference League, në orën 19:00 do të përballen me Torpedo Kutais. Një duel shumë i rëndësishëm për bardheblutë që do të synojnë rezultat pozitiv për të qenë më afër fazës tjetër.

Bledi Shkëmbi prej javësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë duel, me kryeqytetasit që janë një prej skuadrave që kanë bërë deri më tani më shumë afrime në këtë merkato. Për fatin e mirë Shkëmbit të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, teksa e vetmja mungesë që tashmë dihet është ajo e Qëndrim Ismajlit.

Formacioni i mundshëm:

Tirana: Selmani, Kola, Meta, Mici, Abah, Marku, Soler, Jonuzi, Përgjoni, Haxhiu, Bajroviç.