RTSH Sport Live

Liga Unike, luhen dy të parat e javës së 8-të

  • 19/01/2022
  • |
  • Basketboll
Liga Unike, luhen dy të parat e javës së 8-të
Ylli, pa probleme përballë Vllaznisë, Peja-Teuta, drithërima deri në fund

Kampionia në fuqi e Ligës Unike të basketbollit për meshkuj ka bërë detyrën të martë, duke fituar pa vështirësi ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të. 86-67 kanë qenë shifrat në favor të skuadrës nga Kosova, e cila e ruan të paprekur kreun e renditjes, tashmë në kuotën e 15 pikëve, pas 7 fitoresh dhe vetëm një humbjeje. Në fakt, ishte një rezultat i pritshëm ku përballë skuadrës shkodrane, që ka korrur vetëm një fitore dhe ka pësuar plot 7 humbje dhe ndodhet në krizë të plotë.

Fitimi i 10-minutëshit të parë me shifrat 32-14, dhetë 3-të, me shifrat 23-11, kanë bërë skuadra nga Suhareka t’i zhvlerësojë dy 10-minutëshat e tjerë, të fituar nga Vllaznia me shifrat 18-16 dhe 24-15. Ndërkaq, ka qenë shumë interesant takimi tjetër i luajtur në Pejë, midis skuadrës vendase dhe Teutës së Durrësit. Kjo ndeshje ka vënë përballë dy skuadrat që po i bëjnë sfidë Yllit dhe, për rrjedhojë, edhe dueli midis tyre ka qenë i luftuar nga fillimi deri në fund.

Peja e fiton 10-minutëshin e parë, 29-26, por Teuta kundërpërgjigjet, duke e marrë të dytin 31-23, duke shkuar kështu në pushimin midis dy gjysmave në kryesim 57-52. Durrsakët e thellojnë këtë kryesim në 9 pikë, 86-77, pasi fitojnë 10-minutën e 3-të, 29-25, por pejanët përmbysin gjithçka, duke e fituar atë të fundit 26-15 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 103-101.

Peja korr kështu fitoren e 6-të në këto 8 javë, ndërsa Teuta pëson humbjen e 4-t, teksa ka korrur po aq fitore.