RTSH Sport Live

NBA/ Nuggets eliminojnë Lakers, LeBron Xhejms “paralajmëron” largimin

  • 30/04/2024
  • |
  • Basketboll
NBA/ Nuggets eliminojnë Lakers, LeBron Xhejms “paralajmëron” largimin

Kampionët në fuqi të NBA kanë eliminuar mbrëmjen e kaluar Lakers duke fituar edhe ndeshjen e katërt. Takimi ishte i balancuar pasi takimi ndryshoi kryesues plot 16 herë.

Lojtari i ndeshjes ishte Xhamal Mërrej, autor i koshit të fitores vetëm katër sekonda përpara se të dëgjohej sirena. Ky ishte vitit i dytë radhazi ku Nuggets eliminojnë Lakers në fazën e parë playoff ndërsa ekipi i Denver në turin e dytë do të sfidojë Minesotën.

Eliminimi me shifrat 4-0 nuk ishte i vetmi problem për ekipin e Lakers pasi në fund të ndeshjes i ka shqetësuar përgjigja e dhënë nga LeBron, gazetarëve, të cilët e pyetën nëse kjo ishte ndeshja e fundit e tij me ekipin nga Kalifornia. “Nuk i përgjigjem kësaj pyetjeje”, tha Xhejms duke buzëqeshur.

Sipas shtypi amerikan “Mbreti” po bën ç’mos që të largohet drejt Golden Stejtit ku e pret Stef Kërri për të fituar bashkë një tjetër titull.

Ndeshjet playoff NBA

MIAMI HEAT-BOSTON CELTICS Ndeshja 4 88-102 (1-3)

NEW ORLEANS PELICANS-OKC THUNDER Ndeshja 4 89-97 (4-0)

DENVER NUGGETS-LA LAKERS Ndeshja 5 108-106 (4-1)