Në sytë e 19.733 spektatorëve në “Target Center” skuadra kampione në fuqi arriti që të mposhte Minesotën.
Nuggets udhëtuan në Mineapolis pas dy humbjeve të pësuara në Denver dhe për këtë motiv takimi i tretë mes dy skuadrave kishte një rëndësi të veçantë.
Në këtë duel spikati Xhamal Mërri, i cili mbylli ndeshjen me 24 pikë dhe 5 asist. Në periodën e tretë, kur T’Wolves tentoi që të rifutej në garë mendoi Nikola Jokiç për të shuar entuziazmin e ekipit vendas. Serbi bëri një ndeshje të mirë duke shënuar 24 pikë, fituar 14 topa në tabelë dhe dhuruar 9 asist.
Ndeshjet
INDIANA PACERS-NEW YORK KNICKS (Ndeshja 3) 111-106 (1-2)
MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS (Ndeshja 3) 90-117 (1-2)