RTSH Sport Live

Liga Unike Shqipëri-Kosovë, gati për nisje

  • 02/04/2021
  • |
  • Basketboll
Liga Unike Shqipëri-Kosovë, gati për nisje
Tetë ekipe bëhen bashkë, luhet në Rahovec e Durrës për të shpallur fituesin

Liga Unike Shqipëri – Kosovë në basketboll për meshkuj, e firmosur në shtator nga presidentët e të dy Federatave, kjo dhe në praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tanimë merr formë zyrtare. Tetë ekipe, Shqipëri e Kosovë, janë bërë bashkë për të përfunduar edicionin e parë të Ligës Unike, ndërsa shpresohet që vitin e ardhshëm të jetë dhe për femra.

Për shkak të ngarkesës së aktiviteteve kombëtare në të dy vendet, atëherë do të luhet në një kohë të shkurtër dhe me sistem eleminimi direkt. Kështu raundi çerekfinal, më 6 dhe 7 prill, do të luhet në Pallatin e Sportit “Mizahir Isma” në Rahovec. Të martën në ora 16:00 Vllaznia – Peja e në ora 19:00 Rahoveci – Teuta. Të mërkurën në ora 16:00 Goga Basket – Tirana e në ora 19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli.

Gjysmëfinalet do të jetë të premten më 13 prill dhe finalja e madhe më 14 prill, ndërsa do të luhet sipas skemës 1-4 dhe 2-3. Do të respektohen po të njëjtat orare, pra 16:00 dhe 19:00, ndërsa do të ketë dhe finale për vendet 3-4. Gjysmëfinalet dhe finalet do të luhen në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ndërsa pritet që Liga Unike Shqipëri – Kosovë të ndezi interesin e madh të të gjithë sportdashësve të lojës së koshit në të dy anët e kufirit.

Çiftet
Grupi A
Vllaznia-Peja
Grupi B
Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli
Grupi C
Goga Basket-Tirana
Grupi D
Rahoveci-Teuta
E martë
16:00 Vllaznia-Peja
19:00 Rahoveci-Teuta
E mërkurë
16:00 Goga Basket-Tirana
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet
13 Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)
19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)
14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe