RTSH Sport Live

Lihtenshtejni, kundërshtari i tretë i Shqipërisë

  • 22/02/2024
  • |
  • Kombëtarja
Lihtenshtejni, kundërshtari i tretë i Shqipërisë
Federata e Futbollit të Principatës konfirmon miqësoren e fillimqershorit

Pas Kilit dhe Suedisë, Shqipëria ka konfirmuar edhe një tjetër kundërshtar në rrugëtimin e përgatitjeve të saj për Evropianin  “Gjermani 2024”. Bëhet fjalë për Lihtenshtejnin  dhe miqësorja e fillimqershorit është konfirmuar nga Federata e futbollit të Principatës, ndërsa nuk ka ende as datë, as orë e as vendin ku do të luhet.

Fillimisht do të luhet kundër kuqezinjve, e më pas më 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë, thuhet në komunikatën e Federatës së Lihtenshtejnit. Kështu trajneri Silvinjo do të ketë tri ndeshje miqësore në dispozicion për të përgatitur sa më mirë skuadrën për aventurën europiane, “Gjermani 2024”.