RTSH Sport Live

LIVE Partizani-Egnatia

  • 20/12/2023
  • |
  • Futboll Vendi
LIVE Partizani-Egnatia
Për trofeun e Superkupës së Shqipërisë

Mbyllet sfida, Partizani kurorëzohet si fitues i Superkupës së Shqipërisë me triumfin 1-0 përballë Egnatias. Goli u shënua nga Rrapaj në minutën e 37-të të sfidës.

90’+8 – Edhe njëherë Paulauskas tenton me kokë, por si gjithmonë në këtë sfidë portieri Qirko është në vendin e duhur për të ndalur gjithçka.

90’+5 – Një mundësi e artë për Partizanin, me Mensa që goditi në drejtim të portës, por Sherri e dërgoi topin në goditje këndi.

87’ – Lemine lëshon një predhë në drejtim të portës së Partizanit, por edhe njëherë portieri Qirko i thotë jo.

83’ – Partizani realizon tentativën e parë në pjesën e dytë në drejtim të portës së Egnatias me anë të Mehmetit, por pa arritur të gjejë kuadratin.  

80 ‘ - Një tjetër mundësi për skuadrën e Egnatias, me Paulauskas protagonist, por topi ka përfunduar në duart e portierit Qirko.

71’ – Fernando ka goditur “alla-Panenka” nga pika e bardhë, por Qirko ka kuptuar gjithçka duke pritur.

67’ – Nervozizëm mes lojtarëve në “Air Albania”, rrogozhinasit pretendojnë për një 11-metërsh, pengim i Spahiut brenda zonës, por për gjyqtarin Jorgji gjithçka është e rregullt. Por është ndërhyrja e VAR që ka ndryshuar gjithçka dhe pas rishikimit të pamjeve, Jorgji ka akorduar 11-metërsh.

51’ – Spahiu tenton nga e djathta e sulmit duke lëshuar një top në zonë, por që është pritur nga Qirko.

...nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë...

45’ – Qirko, me ndihmën e shtyllës, ndal një goditje mjaft të rrezikshme të Xhemajlit, por që më pas gjithçka u zhvlerësua për një pozicion jashtë loje.   

41’ – Një tjetër pasiguri e portierit Sherri që ka sjellë një tjetër gol, por që ka rezultuar i pavlefshëm pasi gjyqtari ka evidentuar një ndërhyrje të parregull ndaj portierit rrogozhinas.   

37’ – Partizani ka shënuar, është Rrapaj që përfiton nga një gabim i portierit Sherri duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0.   

35 ‘ – Një tjetër mundësi për rrogozhinasit, me Spahiun që ka lëshuar një goditje nga distanca, por që është ndalur pa problem nga Qirko.   

31’- Pas një sulmi të rrjedhshëm të Egnatias, është Ndreca që ka tentuar me një gjuajtje, por që është pritur pa problem nga Qirko.   

24’ – Cara ka një tjetër mundësi në zonën rrogozhinase, por goditja e tij është bllokuar nga Xhemajli.   

18 ‘ – Një mundësi për Partizanin, që sjell rrëmujë në mbrojtje rrogozhinase. Të kuqtë pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga ana e kundërshtarit, por për gjyqtarin e sfidës është vetëm një goditje këndi.   

16’ – Isgandarli shfaqet rrezikshëm para portës së Partizanit, por goditja e tij është e gabuar.  

13’ – Është Cara që tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi është devijuar nga një mbrojtës në goditje këndi

9’ – Moment i artë për Egnatian, me një dalje të shpejt në sulm, Isgandarli shërbeu saktë për Paulauskas në zonë, me këtë të fundit që goditi në mënyrë të gabuar.

7’ – Një goditje këndi për Partizanin, e para në këtë sfidë, pa rrezik për portierin Sherri, solli dhe një kundërsulm të rrezikshëm për rrogozhinasit, por që u mbyll në fund nga Atanaskoski.

5’ - Partizani kërkon të ushtrojë presion, por lojtarët rrogozhinas janë të skatë në veprimet e tyre, portierët respektivë mbeten të pashqetësuar.

Ka nisur në “Air Albania” sfida mes Partizanit dhe Egnatias, të cilat do të diskutojnë mes tyre trofeun e Superkupës së Shqipërisë, rrogozhinasit shkelmojnë të parët topin.

PARTIZANI-EGNATIA

PARTIZANI: Qirko, Sota, Sembene, Hadroj, Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova