RTSH Sport Live

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

  • 21/01/2025
  • |
  • Futboll Bota
Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico
Mbrëmje e çmendur në Champions League me përmbysje të mëdha

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën e fundit.  Në raundin e parafundit të kësaj faze të turneut, Liverpool arrin fitoren e shtatë në 7 ndeshje. ‘Reds’ mundën 2-1 Lille dhe kualifikohen në raundin e 16-shes.

Megjithatë, kthesat e vërteta vijnë në Lisbonë dhe Madrid: Barcelona, në një moment e mposhtur 4-2 nga Benfica, arrin të sigurojë një fitore 5-4 në limitet e sfidës.

Atletico, ndërsa po humbiste 1-0 ndaj Leverkusenit, arrin të triumfojë me rezultatin 2-1 në final. Po 2-1 ishte dhe fitorja me përmbysje e Bolognas përballë Dortmundit.

Club Brugge dhe Juventus u ndalën në një barazim 0-0 mes tyre, ndërsa PSV arriti një fitore 3-2 në fushën e Crvena Zvezdës. Stuttgart ka marrë një fitore 3-1 në transfertë përballë Slovan.