RTSH Sport Live

Liverpool, Klopp i frikësohet Atalantës: Nuk jemi favoritë

  • 10/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Liverpool, Klopp i frikësohet Atalantës: Nuk jemi favoritë
"Meqenëse jemi Liverpool, duam të fitojmë kompeticionin”

Përpara raundit të parë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës, Jurgen Klopp foli për pengesën Atalanta dhe objektivat e Liverpoolit në turne. "Liga e Evropës nuk është një çështje personale për mua. Ne humbëm kundër fituesit të kompeticionit (Sevilla), por ishte fillimi i shumë gjërave të tjera - shpjegoi trajneri i Reds -. Që nga momenti që pamë mundësinë për të hyrë në Ligën e Evropës, ne dëshpërimisht donim ta bënim atë. Dhe duke qenë se jemi Liverpool, duam ta fitojmë kompeticionin”.

"Gasperini është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në Bergamo - shtoi ai -. Shumë na konsiderojnë si favorit, por nuk mendoj se është kështu, ne e dimë se ata janë një ekip shumë i organizuar dhe se mund të jenë shumë të bezdisshëm, por mund të jemi edhe ne. Kam studiuar shumë Atalantën dhe trajnerin e saj, të cilin e vlerësoj shumë”.