RTSH Sport Live

Liverpool, Klopp: Jo të gjithë mendojnë se ka mbaruar...

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Liverpool, Klopp: Jo të gjithë mendojnë se ka mbaruar...
“Nëse duam ta fitojmë ndeshjen, mendoj se të gjithë duhet të bëjmë një paraqitje të madhe”

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp foli në një konferencë për shtyp duke u fokusuar në shanset e Reds për një rikthim kundër Atalantës pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në Anfield. Ky është mendimi i trajnerit gjerman: "Ne jemi këtu, do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Kjo është e gjitha. Besoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë, javën e kaluar ata e merituan fitoren, luajtën shumë mirë. Por do të përpiqemi të fillojmë në një mënyrë tjetër”.

“Çfarë fjalimi do t'i bëj skuadrës? Zakonisht nuk përgatis asgjë më parë: nëse duam ta fitojmë ndeshjen, mendoj se të gjithë duhet të bëjmë një paraqitje të madhe. Nuk mendoj se të gjithë mendojnë se ka mbaruar, do të shohim nesër se çfarë mund të vendosim në fushë”.