RTSH Sport Live

Liverpool, Klopp: Luajtëm keq, e merituam humbjen

  • 11/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Liverpool, Klopp: Luajtëm keq, e merituam humbjen
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka komentuar humbjen 3-0 me Atalantën

"Urime Atalanta për punën e mirë, ata luajtën shumë mirë. Kishin një disiplinë të madhe taktike në mbrojtje dhe presion në të gjithë fushën, duke fituar dyluftimet". Kështu është shprehur Jurgen Klopp pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij Liverpool, përballë Atalantës.

"Unë jam personalisht përgjegjës për këtë humbje, por pretendoj se kam marrë vendimet e duhura. Kishte kohë që nuk zbrisnim në një pikë kaq të ulët. Nuk është koha për të folur për shanset tona për të kaluar, nuk jam në disponimin e duhur: së pari le të mendojmë për Crystal Palace, por sigurisht që mund të luajmë më mirë”.

"Goli që shënuam jashtë loje me Salah pas një asistimi nga Robertson është një shembull se si duhet të kishim luajtur dhe t'u shërbenim sulmuesve - vazhdoi Klopp -. Ne luajtëm keq dhe e merituam të humbnim, djemtë e pranuan. Unë do t'i bëja përsëri të gjitha zgjedhjet e formacionit, nëse doni të luani mirë në këtë pikë të sezonit, duhet të ndryshoni disa lojtarë. Diogo Jota, për shembull, ka nevojë për kohë dhe kjo duket”.