Në javën e dymbëdhjetë të Premierligës, Liverpool kalon në +8 ndaj Manchester Cityt, duke fituar një ndeshje shumë të vështirë, 3-2 ndaj Southampton. Në gjysmë ore lojë, ‘Reds’ thyen ngërçin me Szoboszlai, por më pas u arritën nga Armstrong (42') dhe më pas u kaluan nga Fernandes (56').
Spektakli i Salah nis në minutën e 65-të, fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 65-të dhe më pas në minutën e 83-të shënoi golin e përmbysjes nga një penallti duke i dhënë Slot tri pikët. Reds fluturojnë në +8 ndaj Cityt.