RTSH Sport Live

Manchester United, Amorim debuton me një barazim

  • 16 orë para
  • |
  • Angli
Manchester United, Amorim debuton me një barazim
Djajtë e Kuq barazojnë 1-1 në fushën e Ipswich

Debutimi i Ruben Amorim në pankinën e Manchester United arrin në objektin sugjestionues të Portman Road përballë Ipswich, me portugezin që merr stafetën nga Erik ten Hag pas një muaji. Në mes, mbretërimi i shkurtër i Ruud van Nistelrooij, i fundit që shënoi një gol për Djajtë e Kuq në Premier League në këtë stadium (në vitin 2002).

Ndeshja e parë e ish-trajnerit të Sporting Lisbonës në Angli fillon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Rashford i kalon Djajtë e Kuq në avantazh vetëm 81 sekonda pas fillimit. Megjithatë, vendasit arritën të barazojnë me anë të Hutchinson në minutën e 43-të, 1-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Djajtë e Kuq rriten në 16 pikë, ndërsa Ipswich është i treti nga i fundit me 9 pikë.