RTSH Sport Live

Loriana Kuka, e artë në xhudo

  • 01/07/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Loriana Kuka, e artë në xhudo
Kosova mbërrin në numrin gjashtë të medaljeve në Lojërat Mesdhetare

Loriana Kuka është e artë për Kosovën në xhudo, ndërsa shteti më i ri i Europës dhe Botës ka mbërritur në numrin gjashtë të medaljeve në Lojërat e 19-të Mesdhetare në Oran të Algjerisë. Në peshën deri në 78 kilogram për femra, Loriana Kuka, e drejtuar nga trajneri Driton Kuka, ia ka dalë të jetë fituese në finale përballë francezes Butixhieg.

Një ndeshje e ekuilibruar, të cilën Kuka e ka zgjidhur në kohën shtesë. Fitore me Vazari në të vetmet kapje të mirrëfilltë të vlerësuar nga gjyqtari i tapetit. Kështu pas Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut dhe Loriana Kuka është e artë në xhudo. Pa harruar të bronztën e Flaka Loxhës dhe Akil Gjakovës, apo Shpëtim Bajokut në boks. Dhe në këtë mënyrë Kosova është e njëmbëdhjeta në renditje mes 23 shteteve.