RTSH Sport Live

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

  • 21/11/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Loriana Kuka është medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë -78 kilogramë të xhudos.

Ajo fitoi të bronztën në Kampionatin Evropianë Pragë 2020. Në luftën për të bronztën Lori mposhti italianen Giorgia Stangherlin me shënim të artë.

Kjo është medalja e dytë e bronztë evropiane për Lorianën në dy vitet e fundit.

Kosova kthehet nga Praga me dy medalje bronzi. Krahas Lorianës, të njëjtën medalje e fitoi të enjten edhe Distria Krasniqi.