Luiza Gega arrin një tjetër rezultat të rëndësishëm, medalje ari në Kampionatin Ballkanik. Në aktivitetin që po mbahet në Izmir të Turqisë, atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në garën e 3000 metrave me pengesa duke marrë maksimumin.
Regjistroi kohën 9.26.40, për të rrëmbyer vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt. Kujtojmë që gara e radhës është të dielën në disiplinën e 5000 metrave.