RTSH Sport Live

Lukaku denoncon gjenocidin në Kongo

  • 15/02/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Lukaku denoncon gjenocidin në Kongo
Me dorën e djathtë ka bërë shenjën e armës së drejtuar në kokë, ndërsa me të majtën ka mbuluar gojën

Romelu Lukaku shënoi golin e barazimit në Feyenoord-Roma 1-1. Teksa festonte, me dorën e djathtë ka bërë shenjën e armës së drejtuar në kokë, ndërsa me të majtën ka mbuluar gojën.

Gjesti është një formë denoncimi për gjenocidin e vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos, që është kombi i tij i origjinës.

Gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, vetë kombëtarja e Kongos përsëriti disa herë gjestin e denoncimit.