RTSH Sport Live

Lukaku flet si lojtar i Interit: Një emocion i fortë

  • 29/06/2022
  • |
  • Itali
Lukaku flet si lojtar i Interit: Një emocion i fortë
Sulmuesi belg në televizionin zyrtar të zikaltërve: “Falënderoj shokët e skuadrës, kanë këmbëngulur fort për rikthimin tim”

Te Interi nis zyrtarisht aventura e dytë e Romelu Lukakut, i cili u rikthye në Milano 321 ditë pas largimit për të shkuar te Chelsea. Sulmuesi belg ka dhënë një intervistë për televizionin zyrtar të klubit. "Është një emocion i fortë, mendoj se ajo që kam përjetuar një vit më parë me këtë ekip ishte një histori e mirë - tha ai -. Për ekipin, për tifozët dhe gjithashtu për mua personalisht”.

“Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj që tani të bëj edhe më mirë se më parë. Tani ka ardhur koha të punojmë së bashku, duke shpresuar të bëjmë më mirë se më parë”. Faleminderit shokëve të vjetër dhe të rinj: "I falënderoj të gjithë sepse doja të kthehesha këtu, por edhe ata u përpoqën shumë për kthimin tim. Më duhet t'i falënderoj sepse janë si një familje për mua: janë vëllezërit e mi".