Pas ndeshjes mjaft të mirë të zhvilluar kundër Ukrainës, Rei Manaj është rikthyer të shkëlqejë edhe në kampionatin turk ku ka gjetur golin e parë sezonal.
Në ndeshjen përballë Gaziantepspor, Manaj ishte si zakonisht titullar me Sivaspor dhe gjeti rrjetën në minutën e 37-të të duelit, për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Pas një goditje nga këndi, ai lëshoi një gjuajtje të pakapshme me kokë për portierin kundërshtar, duke festuar këtë gol të parë sezonal në Turqi.
Sivaspor fitoi ndeshjen me shifrat 3-2.