RTSH Sport Live

Manaj, ngushëllimi i Sivaspor përballë Fenerbahçes

  • 04/12/2023
  • |
  • Futboll Bota
Manaj, ngushëllimi i Sivaspor përballë Fenerbahçes
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 4-1 në transfertë

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe në javën e 14-të të Superligës turke, por pa arritur të shpëtojë skuadrën e tij, Sivaspor nga humbja, që është mundur në transfertë nga Fenerbahçe me rezultatin 4-1.

Pas një viti të vështirë, Manaj është rikthyer në formë duke shënuar golin e pestë në këtë kampionat. Arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 50-të, atëherë kur rezultati ishte 2-0 për kundërshtarin(me golat e  Szymanski 17’ dhe Kahveci 42’).

Më pas vendasit shënuar dhe dy herë të tjera, dopietë e Dzeko(68’ dhe 75’) për një rezultat përfundimtarë 4-1. Fenerbahçe kryeson kampionatin turk me 37 pikë, aq sa Gallatasaraji i vendit të dytë. Sivaspor i Manajt ndodhet në vendin e 13-të me 17 pikë.