Dhe tani mund të flasim për krizë të Manchester Cityn. Mes Premier, Carabao Cup dhe Champions League, vjen humbja e katërt radhazi, duke u dorëzuar në shtëpinë e Brighton, që fitoi me rezultatin 2-1.
Megjithatë, ndeshja dukej se po shkonte mirë, pasi në minutën e 23-të Haaland gjeti golin e hapjes. Shumë raste të krijuara, shumë mundësi të humbura, City nuk mbyll llogaritë dhe mes minutave 78’ dhe 83’ shpaloset drama për disfatën e Guardiolës.
Joao Pedro gjen golin e barazimit pas një situate konfuze në zonën e rreptësisë, më pas O'Riley firmos për 2-1. City humbet dhe mbetet me 23 pikë, ndërsa Brighton është -4 pas Guardiolës, 19 pikë.