RTSH Sport Live

Manchester United, Arsenal, PSV, Roma e Lazio zbresin në fushë

  • 08/09/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Manchester United, Arsenal, PSV, Roma e Lazio zbresin në fushë
Ndeshjet e para të fazës së grupeve në Europa League

Pasi kanë fituar tituj të mëdhenj kontinental, Manchester United, Lazio, PSV Eindhoven apo edhe Roma së fundmi fituese e Conference League  mund të fillojnë me besim fazën e grupeve të UEFA Europa League, por nuk i presin prova të lehta.

Real Sociedad në Old Trafford - “Evropa është gjithmonë e veçantë”, tha menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag për shortin e fazës së grupeve të Europa League. Pas një fillimi të vështirë në Old Trafford, holandezi mund të jetë optimist për ndeshjen kundër Real Sociedad, të cilin e quajti "një klub vërtet i jashtëzakonshëm" dhe "një kundërshtar i vështirë".

Skuadra e San Sebastián ka në radhët e tyre David Silva, ish-mesfushorin e Manchester Cityt, por humbi 4-0 në total ndaj United në raundin e 32-të të Europa League 2020/21. Real nuk ka shënuar ende në katër ndeshje kundër Djajve të Kuq, por duket se është kundërshtari më i vështirë në Grupin E, i plotësuar nga Omonoia dhe Sherifi.

Lazio pret Feyenoord në Grupin F - Precedentët e vetëm midis Lazios dhe Feyenoord datojnë në fazën e dytë të grupeve të UEFA Champions League 1999/2000, kur skuadra e Roterdamit fitoi 2-1 në Romë dhe barazoi 0-0 në shtëpi. Megjithatë, Feyenoord mund të ndiejë se ka një punë të papërfunduar, pasi humbi 1-0 përballë Romës në finalen e Europa Conference League në Tiranë.

Trajneri Arne Slot e konsideron Maurizio Sarrin një njeri të vërtetë futbolli. “E kam ndjekur shumë i ri, sepse e bëri Napolin të luante shkëlqyeshëm. Sarri u përball me Feyenoord me Napolin në fazën e grupeve të Champions League 2017/18; ekipi i tij fitoi 3-1 në shtëpi, por humbi 2-1 në ndeshjen e kthimit.

Bodø / Glimt kundër PSV - Trajneri i PSV-së, Ruud van Nistelrooy në fakt synonte rikthimin në Champions League, kompeticion në të cilin ai ishte protagonist me Manchester United dhe Real Madrid, por pas humbjes ndaj Rangers në play-off, faza e tij e parë e grupeve UEFA fillon në një tjetër konkurs.

Kampioni norvegjez Bodø / Glimt mundi Romën 6-1 në fazën e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës, më pas eliminoi Celtic dhe AZ Alkmaar dhe iu dorëzua skuadrës së José Mourinhos në çerekfinale. Pavarësisht humbjes zhgënjyese ndaj Dinamo Zagrebit në play-offin e Champions League, menaxheri Kjetil Knutsen nuk është i dëshpëruar. “Është shumë shpërblyese të luash ndeshje kaq të rëndësishme me një klub kaq të vogël. Ne gjithmonë po mësojmë gjëra të reja”.

Në ndeshjet e tjera, Arsenali do të ndeshet në transfertë me Zyrihun, ndërsa Roma është mysafire në shtëpinë e Ludogorets. Ndëshje të lehta për angezët dhe italianët në pamje të parë, por llogaritë bëhen në fund, surprizat nuk kanë munguar kurrë, aq më tepër në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

NDESHJET

Grupi A: Zürich - Arsenal, PSV Eindhoven - Bodø/Glimt

Grupi B: AEK Larnaca - Rennes, Fenerbahçe - Dynamo Kyiv

Grupi C: Ludogorets - Roma, HJK Helsinki - Real Betis

Grupi D: Malmö - Braga, Union Berlin - St Gilloise

Grupi E: Man United - Real Sociedad, Omonoia - Sheriff

Grupi F: Lazio - Feyenoord, Sturm Graz - Midtjylland

Grupi G: Freiburg - Qarabağ, Nantes - Olympiacos

Grupi H: Crvena zvezda - Monaco, Ferencváros - Trabzonspor