RTSH Sport Live

Mançini, fjalimi përpara finales

  • 13/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Mançini, fjalimi përpara finales
Momentet e veçanta pas kuintave: Jemi zotër të fatit tonë!

Roberto Mancini është strategu kryesor i rikthimit Italisë në majën e Europës pas 53 viteve. Trajneri që rigjeneroi jë grup të perënduar, nuk ka punuar vetëm me këmbët por edhe me kokën e lojtarëve. Gjatë 3 viteve punë intensive, ish sulmuesi, një njohës i mirë i mentalitetit të lojtarëve dhe psikolog i shkëlqyer, u transmetoi djemve të tij sigurinë dhe qetësinë që skuadra e reflektoi gjatë cdo sfide në fushën e lojës.

Një video e vecantë që po qarkullon prej disa orësh në rrjetet sociale por që gjen konfirmim edhe nga gazetat prestigjoze italiane, sjell një tjetër këndvështrim të momenteve përpara finales. Pas kuintave, në momentin që Mancini bën të ditur formacionin përpara finales kundër Anglisë, mban më pas një fjalim të shkurtër. Ai gjen kohën për të bërë madje edhe batuta me lojtarët për të hequr në njëfarë mënyre tensionin.

“Unë nuk kam asgjë për të thënë. Ju e dini se kush jeni. Nuk kemi ardhur deri në finale rastësisht. Jemi ne zot të fatit tonë, jo arbitri, as kundërshtarët, askush. Ok? Ju e dini se cfare duhet të bëni”.

Ekstrakti është shkëputur nga dokumentari “Ëndërr e kaltër-Rruga për në Ëembley” që do të transmetohet gjatë ditëve të ardhshme në Televizionin Publik Italian.