RTSH Sport Live

Maqedonia e Veriut, me 7 shqiptarë

  • 09/11/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut, me 7 shqiptarë
 Trajneri Milevski zbulon listën për sfidat ndaj Italisë dhe Anglisë

Trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar të enjten listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të “Euro 2024”-ës. Për ndeshjen ndaj Italisë dhe të kundër Anglisë, Milevski ka ftuar 25 lojtarë, shtatë prej të cilëve janë shqiptarë. Kështu, për ndeshjen ndaj italianëve, që do të luhet në Romë më 17 nëntor, dhe atë në shtëpi kundër anglezëve, më 20 nëntor, janë ftuar Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci.

Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit C, aty ku mban vendin e parafundit me 7 pikë të marra në 6 ndeshje. Në vendin e parë është Anglia me 16 pikë, e ndjekur nga Ukraina me 13 pikë, por që ka luajtur 7 ndeshjes, ndërsa Italia është në vendin e 3-të me dhjetë pikë. Malta është e fundit pa arritur të marrë asnjë pikë. Risi në listën e Maqedonisë është rikthimi i mesfushorit, Tihomir Kostadinov. Grumbullimi zyrtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet kundër Italisë dhe Anglisë është caktuar për më 13 nëntor në Shkup.