RTSH Sport Live

Maqedonia e Veriut: Renova e Shkupi ndahen në paqe

  • 12/12/2020
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut: Renova e Shkupi ndahen në paqe

Java e 17-të e Ligës së Parë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut është hapur me sfidën Renova-Shkupi, e cila është mbyllur në barazim 0-0. Një 90 minutësh me shumë raste, sidomos për skuadrën e Shkupit, që kërkonte të afrohej sa më shumë me vendin e parë. Gjithsesi, rezistenca e vendasve, sidomos e portierit Hadis Veli, që ishte figura kryesore në këtë takim, ka bërë që porta të mbetet e paprekur.

Me këtë barazim, skuadra e Shkupit mbetet në vendin e dytë në klasifikim me 33 pikë, 3 më pak se skuadra e vendit të parë, Shkëndija e Tetovës, që në kuadër të javës së 17-të do të përballen nesër me Akademia Pandev. Ndërkohë, Renova vazhdon të notojë në zonën e ftohtë të tabelës, duke u vendosur në vendin e 9-të në kuotën e 16 pikëve.

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Shkendija

16

10

6

0

35

11

+24

36

2

Shkupi

17

9

6

2

27

15

+12

33

3

Makedonija GjP

16

10

2

4

27

19

+8

32

4

Sileks

16

6

4

6

24

18

+6

22

5

Struga

16

5

7

4

16

13

+3

22

6

Borec

16

6

4

6

17

18

-1

22

7

Rabotnički

16

4

9

3

19

17

+2

21

8

Vardar

16

5

6

5

19

22

-3

21

9

Renova

17

3

7

7

16

23

-7

16

10

Akademija Pandev

16

4

2

10

11

21

-10

14

11

Pelister

16

2

6

8

13

22

-9

12

12

Belasica

16

2

3

11

12

37

-25

9