RTSH Sport Live

Marash Kumbulla mbyll sezonin, tre muaj pushim

  • 29/03/2021
  • |
  • Kombëtarja
Marash Kumbulla mbyll sezonin, tre muaj pushim
Tre muaj pushim për mbrojtësin kuqezi, që u dëmtua në ndeshjen me Andorrën

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Marash Kumbulla ka zbuluar sot se dëmtimi I pësuar në ndeshjen me Andorrën është më I rëndë se sa dukej në fillim. Gjatë ditës së sotme, mbrojtësi I Romës, iu nënshtrua testimeve të nevojshme, që nxorrën në pah një dëmtim të meniskut të jashtëm : tre muaj ndalesë dhe në mënyrë të pashmangshme sezoni mbaroi këtu. Një mungesë e madhe, mbi të gjitha për Paulo Fonseca, i cili duhet të bëjë ende llogaritë me shumë dëmtime dhe ndalesa (58 këtë sezon) që po rrezikojnë sezonin.

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua tre ditë më parë në ndeshjen midis tij të Shqipërisë dhe Andorrës: "Kjo ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, unë ndjeva diçka, por isha i nxehtë dhe arrita ta përfundoj ndeshjen. Pastaj në dhomën e zhveshjes e kuptova, e ndjeva”, deklaroi ai gjatë mbërritjes së tij në Fiumicino. Lojtari, siç ndodhi një vit më parë në Diaëara, nuk do t’i nënshtrohet operacionit por do t’i nënshtrohet një terapie të veçantë.