RTSH Sport Live

Marash Kumbulla rikthehet në stërvitje, gati për Interin

  • 26/09/2022
  • |
  • Itali
Marash Kumbulla rikthehet në stërvitje, gati për Interin
Roma ka rinisur stërvitjen në Trigoria sot pas disa ditësh

Roma rifilloi stërvitjet sot në Trigoria pas disa ditësh relaksi të dhënë nga José Mourinho dhe dy lajmet e para të mira janë ato që kanë të bëjnë me mbrojtësin Marash Kumbulla dhe sulmuesin El Shaarawy. Të dy kanë rifilluar punën me grupin, duke eliminuar dëmtimet përkatëse të muskujve dhe do të thirren për ndeshjen e së shtunës kundër Interit.

Megjithatë, në ditët në vijim do të rikthehet gradualisht në grup edhe Pellegrini, ndërsa nga sot Dybala ka rifilluar punën me ekipin por në grumbullim me Argjentinën e tij. Ai do të kthehet në Trigoria vetëm të enjten.