RTSH Sport Live

Maratona e Berlinit, Kaka arrin objektivin: 3 orë e 38 minuta

  • 26/09/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Maratona e Berlinit, Kaka arrin objektivin: 3 orë e 38 minuta
Ish-futbollisti brazilian: "Sa atmosferë e mrekullueshme gjatë 42 km! Jam shumë krenar"

Objektivi u arrit: Kaka ka përfunduar maratonën e parë! Ish-kampioni brazilian, flamuri i paharruar i Milanit, vrapoi dje në maratonën e Berlinit, duke mbyllur 42.195 km me një kohë 3 orë 38 minuta e 6 sekonda, me një mesatare përfundimtare 5 km e 16 sekonda për kilometër.

Një performancë në përputhje të përsosur me parashikimin e bërë para nisjes: "Berlin i jashtëzakonshëm!" Kaka ka postuar në Tëitter. "Çfarë atmosfere e mrekullueshme gjatë garës 42 km. Shumë krenar që jam bërë Legjendë e Berlinit. Një falenderim i madh për të gjithë maratonistët, fansat dhe partnerët e mi”.