RTSH Sport Live

Marcus Thuram: Interi, zgjedhja e duhur për mua

  • 06/12/2023
  • |
  • Itali
Marcus Thuram: Interi, zgjedhja e duhur për mua
Francezi: “Ausilio më tha se më shihte si sulmues qendror edhe para dëmtimit”

Marcus Thuram po bind Interin me gola, por me siguri i kishte fituar zemrat e tifozëve në verë kur preferoi të vishej zikaltër kur dukej një hap larg Milanit. "Po kaloj një moment të mirë, po përpiqem të mësoj. Kisha folur me Ausilio dy vjet më parë, para se të dëmtohesha. Ai më pa si sulmues qendror dhe kjo më bëri të kuptoj se Interi do të ishte zgjedhja e duhur për mua”.

Dyshja Thuram-Martinez na bëri të harrojmë shpejt atë të muajve të parë të 2023 me Lukakun në vend të francezit dhe kimia me demin argjentinas ishte e shkëlqyer që në momentin e parë: “Lautaro është kampion, një nga sulmuesit më të mirë në botë. - komentoi ai për Sky - Kushdo që luan përkrah tij mund të bëjë mire”.

Francezi shënoi edhe në ndeshjen kundër Napolit, një shenjë e rëndësishme për titullin: "Ishte një ndeshje e mirë në një stadium që nuk e njihja, por që më kishin thënë shokët e mi. Për titullin nuk jemi vetëm ne dhe Juventus, por mes të gjitha skuadrave ata do të bëjnë mirë. Do të shohim në fund të sezonit”.

Megjithatë, mesazhi nga Napoli ishte i qartë dhe i zhurmshëm: "Ne kemi marrë tri pikë të rëndësishme dhe duam të vazhdojmë të bëjmë mirë. Ajo që më pëlqen në grupin e Interit është se të gjithë lojtarëve u pëlqen të jenë bashkë, është fantastike”.