Bayerni i Mynihut ndalet sërish në kampionat. Gjigantët gjermanë barazojnë 3-3 në transfertë përballë Eintracht Frankfurt, në një sfidë të mbushur plot emocione.
Bavarezët kalojnë në avantazh pas 15 minutash lojë, por vendasit përmbysin gjithçka dhe kalojnë në avantazh 2-1. Upamecano dhe më pas Olise shënojnë për Bayernin, që e sheh sërish vetën në avanatazh (3-2).
Por në minutën e 94-t të takimit është Marmoush, që shënon për Eintrachin golin e barazimit, duke i mohuar fitoren Bayernit. Mbyllet në barazim 3-3. Bayerni mbetet në vendin e parë në renditje, në kuotën e 14 pikë edhe pas kësaj ndalese.