RTSH Sport Live

Matic shpëton Mourinhon, Roma në kampionat nuk di të fitojë

  • 22/05/2023
  • |
  • Itali
Matic shpëton Mourinhon, Roma në kampionat nuk di të fitojë
El Shaaraëy dhe Matic rikuperojnë dy herë golat e Candreva dhe Dia, arritja në zonën Champions shumë e komplikuar

Përfundon 2-2 Roma-Salernitana, sfidë e javës së 36-të të Serisë A. Verdhekuqtë u ndëshkuan në minutën e 12-të nga një magji e Candreva, por e barazuan në pjesën e dytë me El Shaarawy (47'). Nuk vonoi shumë që të besuarit e Mourinhos të mernin një tjetër goditje, është Dia që shënon në minutën e 54-ët. Në minutën e 83-të Matiç u kujdes që ta shpëtonte Romën nga humbja, edhe pse mungesa e fitoreve në kampionat vazhdon.

Dënimi i Juventusit e mban të hapur derën për vendin e katërt (tani i zënë nga Milani, 4 pikë larg), edhe nëse mundësia më joshëse për t'u kualifikuar në Champions League të radhës mbetet finalja e Budapestit kundër Sevillas.