RTSH Sport Live

Mbappe: E tmerrshme të luash me maskë

  • 30/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Mbappe: E tmerrshme të luash me maskë
“Të luash me hundën e thyer të bën objektiv, është një luftë psikologjike”

Belgjika e Lukakut në fazën e 16-shes përballë Francës së Mbappes. Vetë Kylian foli në konferencën për shtyp: “Është e tmerrshme të luash me maskë, por unë jam gati të bëj gjithçka për fanellën franceze”.

"Pse nuk shënojmë gola? Prisja një pyetje më pak të drejtpërdrejtë, por përgjigjem duke thënë se nuk krijojmë mundësi. Por tani është një hap i ri në garë”.

 “Të luash me maskën është një ndjenjë e tmerrshme, e heq sa më shpejt që të mundem. Çfarë mendova kur theva hundën? Nuk e kuptova menjëherë seriozitetin e saj, pastaj pashë sesi më shikonte portieri kundërshtar”.

“Të luash me hundën e thyer të bën objektiv, është një luftë psikologjike. Por për këtë fanellë jam gati për çdo gjë, nëse më godasin, tashmë është thyer gjithsesi”.

Në fund të Kampionatit Europian do të nisë zyrtarisht aventura e tij e re me fanellën e Real Madridit: “Jo, nuk jam ende në grupin e Real Madridit në whatsapp (qesh) por shpresoj të hyj së shpejti. Nuk kam folur me Courtois, por jam i lumtur që ai nuk është atje”.