RTSH Sport Live

Demiral eliminon Austrinë, Turqia në çerekfinale

  • 02/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Demiral eliminon Austrinë, Turqia në çerekfinale
Një dygolësh nga mbrojtësi vlen sfidën me Holandën. Austrisë nuk i mjaftoi goli i Gregoristch

Turqia është skuadra e tetë dhe e fundit që kualifikohet në çerekfinalen e Euro 2024. Në Leipzig ndaj Austrisë, përzgjedhja e Montellës fitoi 2-1 duke përfituar nga mbrëmja magjike e Merih Demiral, autor i një dopiete vendimtare.

Mbrojtësi zhbllokoi sfidën që në minutën e parë duke përfituar nga një ngatërresë mes Baumgartner dhe Posch, më pas mundi Pentz në pjesën e dytë pas zhvillimit të një goditje këndi.

Austria u kundërpërgjigj në minutën e 66-të me Gregoritsch, por rrethimi i portës së Gonukut nuk çoi në barazimin. Në çerekfinale Turqia do të përballet me Holandën.

Mbyllet sfida, Turqia fiton 2-1 përballë Austrisë dhe siguron biletën për në çerekfinale ku e pret Holanda.

90'+5' – Mundësi për Austrinë! Prass hedh topin në zonë, Baumgartner godet me kokë, por Günok shpëton me një ndërhyrje të çmendur!

90'+4' – Mundësi për Turqinë! Kadıoğlu kalon dy kundërshtarë dhe i shërben Aktürkoğlu në qendër. Pentz eviton rrezikun me daljen e tij.

85' - Mundësi për Austrinë! Posch kroson nga e djathta, Günok del bosh por Baumgartner nuk arrin të shënojë me një goditje me kokë.

81' - Austria në sulm, Turqia nuk mund të dalë nga gjysma e fushës së saj.

74' - Grillitsch tenton një goditje nga jashtë zonës. Megjithatë, përfundimi i tij është shumë qendror për të habitur Günok.

69' - Gregoritsch tenton të materializojë një top qendror me një goditje me kokë. Gunok është i vëmendshëm dhe e bën topin pronë të tijë.

66’ – Austria reagon më në fund pas shumë mundësive të humbura, është Gregoritsch që ka ngushtuar rezultatin me finalizimin e tij.

59’ – Edhe njëherë Demiral. Mbrojtësi i përfaqësueses turke ka kërcyer më shumë se të gjithë për të mposhtur portierin Pentz për të dytën herë.

51’ - Arnautović  humbet një mundësi të artë për të vendosur barazpeshën, goditja e tij është ndalur nga Günok.

48' - Baumgartner kroson nga e djathta, Gregoritsch hyn në qendër, por tentativa e tij shkon jashtë portës së Günok.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

45' - Vetëm një minutë kohë shtesë.

38' - Kartoni i verdhë për Schmid pas një goditjeje të dukshme ndaj Kadıoğlu.

36' - Tifozët turq dëgjohen më në fund pas një veprimi elegant të Gylerit mes tre kundërshtarëve.

34' - Sabitzer tenton një goditje nga jashtë zonës, por Bardakcı e largon.

30' - Moment loje me disa faulle pasi të dyja skuadrat kanë shpenzuar shumë energji në minutat e para.

26' - Lojë e shkëlqyer nga Yılmaz, i cili kalon një kundërshtar me një tunel në krah, por krosimi i tij është i pasaktë dhe nuk arrin të gjejë Yıldız në shtyllën e largët.

19' - Güler sheh portierin kundërshtar jashtë shtyllave dhe tenton një gjuajtje nga mbi 60 metra, topi përfundon jashtë.

13' - Turqia përpiqet të marrë frymë. Presion i madh nga skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick.

6' – Mundësi për Austrinë. Në zhvillimin e një goditje këndi, topi kalon të gjithë zonën e vogël me një krosim të ulët, Demiral mbulon Baumgartner, i cili nuk arrin të gjejë devijimin fitues.

3' - Austria përpiqet të reagojë menjëherë! Baumgartner kapërcen dy kundërshtarë dhe tenton një goditje, por që përfundon jashtë.

1’ – Turqia arrin të gjejë golin pa u mbush minuta e parë, Demiral përfiton nga një rrëmujë në zonën austriake dhe e dërgon topin në rrjetë.

1’ – Austriakët shkelmojnë të parët topin

Austria dhe Turqia mbyllin fazën e fazës së 16-shes. Arnautovic nis titullar në formacionin e Rangnick, edhe Posch nga minuta e parë. Montella është pa Calhanoglu, jashtë për shkak të pezullimit. Përpara Yildiz. Kush kalon gjen Holandën, që sapo ka mundur Rumaninë.

AUSTRI-TURQI

AUSTRI(4-2-3-1): Pentz; Posch, Danso, Lienhart, Mëene; Seiëald, Schmid; Baumgartner, Laimer, Sabitzer; Arnautovic. Trajner: Rangnick

TURQI(4-2-3-1): Gunok; Muldur, Demiral, Bardakci, Kadioglu; Ayhan, Yuksek; Arda Guler, Kokcu, Yıldız; Yilmaz. Trajner: Montella