RTSH Sport Live

Turqia, Montella: Demiral? Do të përgjigjemi në fushë

  • 05/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Turqia, Montella: Demiral? Do të përgjigjemi në fushë
"Ne jemi të zhgënjyer sepse nuk është një gjest politik, është keqkuptuar dhe na vjen shumë keq”

"Ne jemi të zhgënjyer sepse nuk është një gjest politik, është keqkuptuar dhe na vjen shumë keq. Ashtu siç edhe lojtarit i vjen keq. Ne do të përpiqemi të përgjigjemi në fushë”.

Kështu deklaroi Vincenzo Montella, trajneri iTurqisë, në mikrofonat e Sky Sport, në prag të ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Holandës, në lidhje me skualifikimin me dy ndeshje të heroit të fazës së 16-shes ndaj Austrisë, Merih Demiral, sanksionuar nga UEFA për përshëndetjen e konsideruar të papërshtatshme.

Mesfushori Hakan Calhanoglu është rikthyer në dispozicion: “Ai është i pazëvendësueshëm, rikthimi i tij është i rëndësishëm, por duhet të them se edhe ata që e kanë marrë drejtimin e kanë luajtur gjithmonë lojën e tyre me vendosmëri dhe përkushtim”.