RTSH Sport Live

Mbretëresha, Bond e Mr.Bean, show në Olimpiadë

  • 26/07/2024
  • |
  • Paris 2024
Mbretëresha, Bond e Mr.Bean, show në Olimpiadë
Ceremonia e hapjes në Londër 2012 kujtohet për spektaklin e Elizabeth II dhe 007

Ceremonitë e hapjesë së Lojërave janë gjithmonë spektakolare, por ajo e Londrës më 2012 ishte e veçantë për pjesëmarrjen e papritur të Mbretëreshës Elizabeth dhe të një kryevepre muzikore të luajtur nga Mr. Bean.

Ceremonia e hapjes është një nga pjesët më të shumëpritura në Lojërat Olimpike dhe ajo e Londrës më 2012 ka qenë ndër më spektakolaret edhe falë pjesëmarrjes surprizë të Mbretëreshës Elizabet dhe aktorit skocez Daniel Craig, që iu rikthye rolit të tij si Agjenti 007 James Bond. Craig shoqëroi Mbretëreshën për në ceremoninë e hapjes së lojërave duke e marrë atë nga pallati mbretëror Buckingham Palace në Stadium me helikopter.

Nga helikopteri, një aktore npë rolin e mbnretëreshës u hodh me me një parashutë si flamuri britanik. Pjesëmarrja e mbretëreshës ishte edhe argëtuese duke ditur që ajo e kishte mbajtur gjithçka sekret edhe nga familja mbretërore.

Momenti tjetër kulmor ishte kur në stadium hyri Orkestra Simfonike e Londrës dhe të gjithë prisnin të luhej kryevepra e kompozitorit Vangjelis, Chariots of Fire. Por në piano u ul gjiganti i komedisë angleze, Rowan Atkinson, në rolin e tij më të njohur Mr. Bean, duke dhënë një shfaqje spektkolare me gjestikulacionin e tij të famshëm teksa përpiqej të luante pjesën e ndërlikuar muzikore, kolonë e filmit me të njëjtin titull, kushtuar dy vrapuesve britanikë në Lojërat e vitit 1924.