RTSH Sport Live

Melzin Lazimi, trajner i Teutës

  • 23/08/2021
  • |
  • Basketboll
Melzin Lazimi, trajner i Teutës
Pas largimit të Nikola Milatoviç, kryeqytetasi vihet në krye të durrsakëve

Melzin Lazimi është trajneri i ri i Teutës për sezonin 2021-2022. Këtë e ka konfirmuar klubi durrsak, ndërsa Nikola Milatoviç është bërë tanimë prej javësh trajneri i shkodranëve të Vllaznisë. Lazimi e mbylli sezonin e kaluar tek Goga Basket, skuadër me të cilën në sezonin 2018-2019 u shpall kampion.

Pak më herë ishte dhe trajneri i Shqipërisë U-18 në basketboll në atë pjesëmarrje në Kampionatin Europian. E tanimë rikthehet në drejtimin e Teutës duke shpresuar në sjelljen e trofeve kombëtar për durrsakët e koshit, të cilët në fakt janë kampionët në fuqi të basketbollit për djem.