RTSH Sport Live

Mercedes F1, Wolff: Njeriu dhe makina më e mirë fitojnë gjithmonë

  • 11/01/2021
  • |
  • Formula 1
Mercedes F1, Wolff: Njeriu dhe makina më e mirë fitojnë gjithmonë
Drejtori i Mercedes konfirmon se si dominimi i sezoneve të fundit është i lidhur me marrëdhëniet e veçanta midis dy faktorëve

“Formula 1 gjithmonë ka parë njeriun më të mirë të fitojë duke drejtuar makinën më të mirë. Nuk është marrëdhënie njëkahëshe por dykahëshe”. Toto Wolff, Drejtori i Ekipit të Mercedes, konfirmon se fitoret e shumta të Hamilton dhe ekipit gjerman janë rezultat i një lidhje të ngushtë.

Menaxheri austriak analizon se si shoferi piloti anglez dhe makina Mercedes, të ndarë, nuk mund të konsiderohen faktori themelor: “Kombinimi midis makinës dhe pilotit më të mirë në pistë, është gjithmonë fitues”,  fjalët e Wolff për faqen e internetit Motorsport.com. “Njeriu më i mirë nuk është vetëm shoferi më i shpejtë por edhe më i zgjuari. Ai që kupton dinamikën e ekipit dhe di të punojë brenda tij dhe të mos mendojë të jetë qendra e universit”.

Hamilton ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Mercedes por drejtori i ekipit mbetet i qetë: “Nuk jam i shqetësuar sepse unë gjithmonë do të respektoj vendimet e Lewis" vazhdoi Wolff. Ne duhet të jemi të gatshëm, por marrëdhënia jonë është shumë e ngushtë dhe transparente sepse kemi akoma shumë për të arritur së bashku”.