RTSH Sport Live

Mes Italisë dhe Europës, Fiorentina dhe Interi ëndërrojnë për “dopietë”

  • 24/05/2023
  • |
  • Itali
Mes Italisë dhe Europës, Fiorentina dhe Interi ëndërrojnë për “dopietë”
Në Romë, në një stadiumi të mbushur plotësisht, violët dhe zikaltërit kërkojnë trofeun e Kupës para ndeshjeve kundër West Ham dhe Manchester City.

Një finale, para se të mendojnë për Evropën. Sfidat me anglezët për Konferencën dhe kupën më të rëndësishme nuk janë shumë larg, por mendja duhet të jetë e gjitha në një Olimpico të mbushur plot. Inzaghi dhe Italiano kanë një dëshirë të çmendur për të bërë "dopietë".

Ndërkohë, duhet menduar për sonte. Do të jetë një përplasje mes filozofive dhe sistemeve të ndryshme të lojës. Ata kanë të përbashkët fazën e ndërtimit. Italiano përfiton nga një parim që po bëhet gjithnjë e më popullor: ai i futjes së një qendërmbrojtësi përgjithmonë në mesfushë, me disa rrotullime në fillim të manovrës, Martinez Quarta si Stones, me pak fjalë. Shpesh, pra, Dodò përqendrohet duke u bërë një mesfushor i vërtetë.

Kjo krijon një epërsi numerike në mesfushë e cila lejon zhvillimin drejt një zone të fushës që shpesh është e pambrojtur, aq sa të bindë trajnerin e violëve të ndryshojë dhe të shkojë drejt një 4-2-3-1 me Bonaventurën në rolin e sulmuesit. Për pjesën tjetër, epërsia te anësorët kërkohet me punën e zinxhirëve dhe krosimeve anësore, me zonën e mbushur nga futjet e mesfushorëve.

Fiore është skuadra që kërkon më shumë asistim nga krahët së bashku me Interin. Edhe Inzaghi e bën rrjedhshmërinë e fillimit të aksionit një forcë të skuadrës së tij. Rrotullimet e vazhdueshme lejojnë mbrojtjen të ndryshojë mjedisin, me futjet e Bastonit, tërheqjen e Brozovic ose zgjerimin e Darmian.

Qëllimi është rimodelimi sipas presingut të kundërshtarit. Është e lehtë të imagjinohet një Fiorentinë që përpiqet të imponojë lojën e saj dhe një Inter i gatshëm të qëndrojë në kushte mbrojtjeje pozicionale dhe më pas të zhvillojë manovrën me vertikalizime për Dzeko, ndryshime loje gjithmonë të përpikta dhe të rrezikshme.

Italiano, deri pesë vite më parë, drejtonte Arzignano Valchiampo, në Serinë D. Inzaghi kishte fituar tashmë trofeun e tij të parë (Superkupën e Italisë). Por përvoja nuk hyn në fushë, edhe nëse ka rëndësi. Është sigurisht një mundësi e artë për të dy, edhe nëse Simone ka fituar tashmë dy Kupa të Italisë. Megjithatë, dëshira për një revansh, pas kritikave të muajve të fundit, është një nxitje shumë e madhe.