RTSH Sport Live

Messi dhuron spektakël në MLS, Inter Miami merr kreun e renditjes

  • 28/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Messi dhuron spektakël në MLS, Inter Miami merr kreun e renditjes

Lionel Messi ka udhëhequr Inter Miamin drejt një tjetër fitore në kampionat, duke zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira në MLS në fitoren 4-1 kundër New England Revolution.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka çuar në 11 numrin e golave ​​të tij për sezonin 2024 në vetëm 10 paraqitje, pasi shënoi një dygolësh në Gillette Stadium. Messi gjithashtu regjistroi një asistim teksa Inter Miami fitoi 4-1 para 65,000 shikuesve në Massachusetts.

Fitoret po kthehen në traditë për Inter Miamin, që tashmë e sheh vetën në krye të Konferencës së Lindjes në MLS.